Ngjarje e rëndë, boksieri bullgar ndërron jetë në ring pas përballjes me shqiptarin! Ja arsyeja…

  • 21 September 2019 - 23:59
Ngjarje e rëndë, boksieri bullgar ndërron jetë në ring pas përballjes me shqiptarin! Ja arsyeja…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës.

Boksieri bullgar Isus Veliçkov ka humbur jetën pas përballjes në ring me boksierin durrsak Ardit Murrja. Veliçkov, ka marrë goditje të rënda gjatë ndeshjes duke rënë në tokë.

Pavarësisht ndihmës së parë që i është dhënë, bullgari nuk ka mund të shpëtojë duke u ndarë nga jeta.

(Kosova Sot Online)