Coutinho bëhet vetëm lojtari i pestë që shënon gola në 4 ligat kryesore evropiane

  • 22 September 2019 - 09:37
Coutinho bëhet vetëm lojtari i pestë që shënon gola në 4 ligat kryesore evropiane

Philippe Coutinho e shënoi golin e parë për Bayern Munich të shtunën dhe si rrjedhojë u bë vetëm lojtari i pestë në histori të sportit që shënon në katër ligat kryesore evropiane: Premierligë, La Liga, Serie A dhe Bundesliga.

Mesfushori brazilian realizoi nga penalltia në fitoren e Bayernit 4:0 kundër Kolnit në Allianz Arena të shtunën.

Në moshën 27-vjeçare, Coutinho iu bashkohet Bojan Krkicit, Kevin-Prince Boatengut, Jonathan de Guzmanit dhe Obafemi Martinsit në grupin e vogël të lojtarëve që kanë shënuar gol në të gjitha katër ligat kryesore evropiane.

Në Itali, ai shënoi tre gola në 28 ndeshje me Interin, para se të kalonte te Liverpooli, ku i realizoi 41 gola në 152 ndeshje në Premierligë.

Gjatë periudhës së tij në La Liga me Espanyol dhe Barcelona, braziliani i shënoi 18 gola në 68 paraqitje.

(Kosova Sot Online)