Ylli i Liverpoolit: Salah është egoist, s’na e pason topin

  • 22 September 2019 - 12:02
Ylli i Liverpoolit: Salah është egoist, s’na e pason topin

Ylli i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain, thotë se ndihet i lumtur me egoizmin e Mohamed Salah, nëse sulmuesi egjiptian vazhdon të shënojë gola të cilat ia fitojnë ndeshjet të kuqve.

Sulmuesi egjiptian mori kritikat nga bashkëlojtari Sadio Mane gjatë fitores së Liverpoolit 3:0 kundër Burnley muajin e kaluar, duke u akuzuar për egoizëm.

Mungesa e vullnetit të Salahut për t’ua pasuar topin në disa raste bashkëlojtarëve të vendosur më mirë në fushën e Turf Moor, e tërboi sulmuesin senegalez, edhe pse Salah dhe Mane janë pajtuar tashmë.

Duke folur për Football Focus “Finish the Sentence” (Përfundoje fjalinë), Oxlade-Chamberlain bëri shaka kur u pyet ta kompletojë fjalinë “Mohamed Salah nuk është egoist sepse…”

“Nuk është egoist? Dëshironi t’më tërboni mua? Ky njeri nuk na e pason topin neve. A jeni çmendur ju? Pyesni Sadion!”

Mesfushori anglez shtoi: “Jo, Mo Salah nuk është egoist sepse ai është golashënues. Ai duhet ta bëjë këtë. Ne nuk mund të presim nga ai të na e pasojë topin tërë kohën dhe të shënojë shumë gola njëkohësisht”.

“Mënyra sesi luan ai na i fiton ndeshjet, prandaj ai duhet ta bëjë atë që duhet ta bëjë. Ai shënon, ne e fitojmë ndeshjen. Jam i lumtur. Mo, bëj çfarë të duash!”, përfundoi ai

(Kosova Sot Online)