Presidenti i Juventusit: Tifozët ultras e shantazhuan klubin

  • 22 September 2019 - 14:27
Presidenti i Juventusit: Tifozët ultras e shantazhuan klubin

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka dëshmuar në gjykatë se tifozët ultras të Juves e kishin shantazhuar klubin me kërcënime se do të bënin thirrje ofenduese dhe sjellje të dhunshme gjatë ndeshjeve, të cilat do të rezultonin në gjoba për bardhezinjtë.

Arrestimi i 12 liderëve të tifozëve ultras shkaktoi polemika, por detajet e hetimeve kanë nisur të zbardhen tani.

Sipas Corriere della Sera, Agnelli ka dëshmuar se grupi i organizuar i tifozëve kishte bërë tejet agresiv me kërkesat për bileta falas dhe gjëra të tjera shtesë.

“Nëse shkon në curva (grupin e tifozëve ultras) e rrezikon veten, veçanërisht në sektorin qendror. Jo të gjithë në curva janë kriminelë, por sigurisht se janë disa liderë ultras të cilët kanë potencial për të qenë kriminelë: Toia, Grancini dhe Mocciola”, ka dëshmuar Allegri.

“Unë gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm se grupet ultras, me një seri kërcënimesh dhe madje sjellje të dhunshme, janë në gjendje ta shantazhojnë dhe dëmtojnë klubin”, shtoi ai.

“Edhe nëse kërkesat janë veçanërisht të dhunshme, ne detyrohemi t’ua plotësojmë, duke i ditur pasojat e mundshme negative nga thirrjet dhe sjelljet e tjera që çojnë në gjoba dhe pezullime”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)