E përgjaku por s’ia doli ta rrahë, Wallin kërkon rimeç kundër Fury

  • 22 September 2019 - 14:35
E përgjaku por s’ia doli ta rrahë, Wallin kërkon rimeç kundër Fury

Otto Wallin dëshiron hakmarrje për humbjen kundër Tyson Fury, pasi ka kërkuar rimeç ndaj britanikut apo një meç me Anthony Joshuan, ka thënë promotori i tij Dmitriy Salita.

Wallin mori lëvdata nga humbja brutale me pikë kundër Fury fundjavën e kaluar, të cilit ia kishte shkarkuar një çarje të thellë mbi syrin e djathtë.

Boksieri suedez me bazë në Nju Jork pritet të rikthehet në ring në fillim të vitit të ardhshëm, tani pasi reputacioni i është rritur, me Salitan që thotë se rimeçi me Guryin është ndër synimet kryesore të Wallin.

Salita tha për Sky Sports: “Otto do të ishte shumë më i mirë në rimeç. Ai do të ketë shumë punë dhe tani ndihet rehatshëm me stilin e Fury. Unë besoj fuqishëm se Otto do ta fitonte rimeçin”.

(Kosova Sot Online)