Ramsey: I lumtur me golin e parë te Juventusi

  • 22 September 2019 - 19:49
Ramsey: I lumtur me golin e parë te Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey ishte i lumtur që shënoi dje golin e parë me klubin italian në fitoren 2-1 ndaj Hellas Veronas.

Ramsey shënoi golin e parë për bardhezinjtë që nga transferimi i tij në verë nga Arsenali dhe kjo e ka bërë të lumtur yllin uellsian.

“Jam shumë i lumtur që shënova golin tim të parë dhe ishte edhe më e rëndësishme t’i sillja këto tre pikë në shtëpi”, ka thënë fillimisht Ramsey për TMW. 

“Dallimet midis Serie A dhe Ligës Premier? Mendoj se do të duhen disa ndeshje për ta kuptuar”.

“Tani për tani jam i lumtur për sot, ishte një moment i bukur për mua”.

“Pozicioni im i preferuar në fushë? Ai në të cilin luajta sot, si numër 8. Nga zona në zonë”, përfundoi uellsiani.

(Kosova Sot Online)