Ka gol në ndeshjen mes Prishtinës dhe Gjilanit që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”

  • 22 September 2019 - 20:33
Ka gol në ndeshjen mes Prishtinës dhe Gjilanit që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”

Prishtina ka kaluar në epërsi kundër Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, po fiton 1-0. Ergyn Ahmeti ka shënuar për skuadrën nga kryeqyteti.

Prishtina dhe Gjilani janë duke u përballur në stadiumin “Fadil Vokrri” në derbin e javës së gjashtë në IPKO Superligë.

Vendasit tashmë kanë kaluar në epërsi. Prishtina realizoi me Ergyn Ahmetin pas një gabimi të kapitenit mysafir, Kastrati.

Prishtina e ka nisur këtë takim me ndryshime në shtabin teknik, ku udhëhiqet nga trajneri i ri Armend Dallku, pas largimit të Bylbyl Sokolit.

(Kosova Sot Online)