Klopp për fitoren ndaj Chelseat: Lojtarët e mi ishin fantastikë

  • 22 September 2019 - 20:45
Klopp për fitoren ndaj Chelseat: Lojtarët e mi ishin fantastikë

Jurgen Klopp është deklaruar pas fitores së Liverpoolit ndaj Chelseat në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier me rezultat 1-2 në Stamford Bridge.

Trajneri gjerman ka thënë se është shumë i lumtur që lojtarët e tij po e implementojnë strategjinë që po e zhvillojnë në stërvitje.

“Ne punojmë shumë në gjëra kryere të ndeshje. Të gjitha gjërat që i bëjmë në stërvitje e adhuroj t’i shoh në fushë, Një luftë e madhe nga të gjithë lojtarë e mi”, ka thënë Klopp pas ndeshjes. 

“Ju asnjëherë nuk mund të fitoni ndaj Chelseat nëse nuk bëni ndonjë strategji të veçantë. Ata kanë një skuadër të mirë dhe është çdo herë e vështirë t’i mposhtësh”.

“VAR? Pozita jashtë loje është pozitë jashtë loje. Kemi pasur shumë momente të dyshimta në futboll, por tani me VAR gjërat janë më të thjeshta”, ka thënë gjermani më tej.

Liverpooli nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani në sezonin e ri të ligës angleze, e që është lider me 18 pikë, ndërsa në javën e shtatë do të ketë punë me Sheffield United.

(Kosova Sot Online)