Lampard: Ishim më të mirë se Liverpooli në pjesën e dytë

  • 22 September 2019 - 20:46
Lampard: Ishim më të mirë se Liverpooli në pjesën e dytë

Frank Lampard i ka dhënë mendimet e tij pas humbjes 1-2 të Chelseat ndaj Liverpoolit në kuadër të përballjes në Ligën Premier.

Trajner i skuadrës londinez ka thënë se në pjesën e parë nuk ishin edhe aq të fokusuar, por pjesa e dytë kishte një pamje tjetër.

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë nga ne, pai ishim disi të çorientuar dhe nuk arrinim të lëviznim me topin”, ka thënë Lampard pas ndeshjes. 

“Por, në pjesën e dytë në zhvilluam lojën tonë dhe ishim më të mirë se ata (Liverpool). Ne nuk mund të arrijmë nivelin tonë të lartë menjëherë, por nga java në javë po përmirësohemi”.

“Unë pres që së shpejti të fitojmë në shtëpi dhe ta zhvillojmë lojën tonë qysh nga fillimi i ndeshjes deri në fund dhe ta mbajmë atë tempo”, ka shtuar më tej trajneri i The Blues.

Chelsea aktualisht gjendet në vendin e 11 me tetë pikë të grumbulluara, derisa në javën e shtatë do të përballet me Brightonin.

(Kosova Sot Online)