Florian Marku zotohet të bëhet “shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks”

  • 22 September 2019 - 20:48
Florian Marku zotohet të bëhet “shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks”

Florian Marku e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën janë përfshirë sekuencat kryesore nga dueli tij kundër Miroslav Serban.

Ish-ylli i MMA e regjistroi fitoren e pestë prej se ka hyrë në boksin profesionist duke e mposhtur rivalin çek me vendim të gjyqtarëve.

Mirëpo, objektivi dhe dëshira e 26-vjeçarit është shumë e madhe, duke qenë se ai planifikon të bëhet kampion bote në boks. 

“Hap pas hapi do të vijë dhe shansi për një titull botëror”, e ka nisur Marku përshkrimin në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.

“Ëndrra ime më e madhe është të bëhem shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks dhe të vij ta mbroj titullin në atdheun tim. Ka për të ndodhur, keni për ta parë”, është zotimi i boksierit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florian Tnt Marku (@florianmarku) on

(Kosova Sot Online)