Mbyllet pjesa e parë, Prishtina po e mund Gjilanin

  • 22 September 2019 - 20:53
Mbyllet pjesa e parë, Prishtina po e mund Gjilanin

Prishtina është duke e mposhtur 1-0 Gjilanin në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ergyn Ahmetin ka shënuar për skuadrën nga kryeqyteti.

Prishtina dhe Gjilani janë duke u përballur në stadiumin “Fadil Vokrri” në derbin e javës së gjashtë në IPKO Superligë. 

Tashmë është mbyllur pjesa e parë, vendasit po fitojnë me rezultat minimal, 1-0.

Golin e vetëm pas 45 minutave lojë, e ka shënuar Ergyn Ahmeti pas një gabimi të kapitenit mysafir, Kastrati.

Prishtina e ka nisur këtë takim me ndryshime në shtabin teknik, ku udhëhiqet nga trajneri i ri Armend Dallku, pas largimit të Bylbyl Sokolit.

(Kosova Sot Online)