Neymar sërish shpëtimtar i PSG-së

  • 22 September 2019 - 23:06
Neymar sërish shpëtimtar i PSG-së

Neymar sërish e ka shpëtuar PSG-në. Braziliani ka shënuar golin e tri pikëve kundër Lyonit në minutën e 87-të.

Paris Saint Germain ka marrë me shumë vështirësi tri pikë në udhëtim te Lyon, duke triumfuar me rezultat minimal, 0-1.

Heroi i mbrëmjes ishte sërish Neymar Junior, ashtu si xhiron e kaluar në Ligue 1.

Braziliani shënoi golin e tri pikëve në minutën e 87-të, duke konfirmuar rëndësinë që ka për skuadrën e Thomas Tuchel.

Pas kësaj fitore, PSG ka shkuar në kuotën e 15 pikëve, tre më shumë se Angers.

(Kosova Sot Online)