Ramos: Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar

  • 23 September 2019 - 09:49
Ramos: Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar

Sergio Ramos e ka ripërsëritur se Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar, pas triumfit 1:0 kundër Sevillës të dielën mbrëma në La Liga.

Goli me kokë i Karim Benzemas në minutën e 64-të ua fitoi të bardhëve të tri pikët në një terren të vështirë si Ramon Sanchez Pizjuan.

Ky triumf është reagim pozitive për skuadrën e Zinedine Zidane pas humbjes turpëruese 3:0 kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

“Ne e dinim se ndeshja do të ishte e vështirë, sepse ka vite që nuk fitojmë këtu”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Erdhëm këtu me mentalitet të fortë dhe me qëllim për të bërë sa më pak gabime që është e mundur”, shtoi ai.

“Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar. Ekipi është gjithmonë shumë optimist”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online )