Regjistroi fitoren e 400-të me Realin, Ramos: Detajet e vogla individuale më bëjnë krenar

  • 23 September 2019 - 10:06
Regjistroi fitoren e 400-të me Realin, Ramos: Detajet e vogla individuale më bëjnë krenar

Sergio Ramos ka folur pas ndeshjes kundër Sevillas që ishte shumë e rëndësishme për Real Madridin, por edhe për të individualisht.

Me golin e Karim Benzemas, Los Blancos morën një fitore të madhe, në përpjekje për të dalë nga periudha e vështirë që po e kalojnë. 

Në ndërkohë, triumfi ndaj ish-skuadrës së tij shënon edhe fitoren e 400-të me Realin për qendërmbrojtësin spanjoll.

“Është një statistikë, por detajet e vogla individuale më bëjnë krenar. Kush do të thoshte diçka të këtillë kur isha fëmijë. Unë mund të vazhdoj të fitoj akoma më shumë”, ka deklaruar kapiteni për Movistar.

Kjo ishte fitorja e tretë e Mbretërve pas pesë ndeshjesh (kanë regjistruar edhe dy barazime) dhe ndajnë vendin e parë me Athletic Bilbaon me nga 11 pikë.

(Kosova Sot Online )