Prishtina – Rahoveci, kush është më Super?

  • 23 September 2019 - 11:32
Prishtina – Rahoveci, kush është më Super?

Nesër mbrëma do të përballen Sigal Prishtina dhe Rahoveci, në kërkim të trofeut të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Sezoni i ri në basketbollin kosovar do të hapet nesër mbrëma, me ndeshjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit.

Në fakt, kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Superkupën e Kosovës në basketboll, ku do të përballen dy skuadrat më të mira të edicionit të kaluar.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Mizair Isma” në Rahovec duke filluar nga ora 20:30.

Ky njëherësh do të jetë trofeu i parë në sezonin e ri të basketbollit kosovar.

Sezonin e kaluar, Prishtina ishte kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)