Milani merr vendim për Giampaolon pas humbjes kundër Interit

  • 23 September 2019 - 13:52
Milani merr vendim për Giampaolon pas humbjes kundër Interit

Milani e ka mbështetur trajnerin e vet, Marco Giampaolo, pas spekulimeve se klubi po mendon ta zëvendësojë atë me Luciano Spallettin.

Giampaolo është nën presion pas humbjes 2:0 kundër Interit në derbin della Madonnina, duke regjistruar vetëm dy fitore në katër javët e para në sezonin e ri në Serie A.

Por, sipas Sportialia, drejtuesit e kuqezinjve janë takuar me Giampaolon në qendrën stërvitore të klubit të dielën dhe e kanë siguruar se ai e ka mbështetjen e klubit.

Tuttosport kishte pohuar më herët se Milani po mendonte për shkarkimin e tij dhe sjelljen e Spallettit si zëvendësues të mundshëm.

Spalletti është i papunë për momentin, pasi u largua nga Interi verën që shkoi.

60-vjeçari i ndihmoi Interit ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit, ndërsa kishte fituar edhe trofe me Romën dhe Zenitin në të kaluarën.

(Kosova Sot Online)