Reali pas Dybalas

  • 23 September 2019 - 15:10
Reali pas Dybalas

“Los Blancos” po planifikojnë të përforcohen në fazën e sulmit, ku po çalojnë më së shumti

Real Madridi po planifikon të përforcohet në fazën e sulmit.

“Los Blancos” e kanë veçuar futbollistin e Juventusit, Paulo Dybala.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Don Balon”.

Sulmuesi argjentinas nuk është i kënaqur tek “Bianconeri”, ku nuk po gjen hapësira në ekipin e Maurizio Sarri.

Prandaj, klubi më i madh spanjoll po dëshiron ta përfitojë nga ky rast për ta transferuar në “Santiago Bernabeu” ish-futbollistin e Palermos.

Për Dybalan, interesim kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Tottenham në Angli, por edhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Futbollisti ofanziv mund të largohet nga Torino gjatë dimrit, eventualisht në verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)