Kontratë e re për Hysajn

  • 23 September 2019 - 15:26
Kontratë e re për Hysajn

Mbrojtësi i djathtë shqiptar pritet t’ju japë fund spekulimeve për largim nga Napoli

E ardhmja e Elseid Hysajt pritet të jetë e lidhur me Napolin.

Sipas mediave britanike, mbrojtësi i djathtë shqiptar mund të nënshkruajë kontratë të re me klubin italian.

25 vjeçari ka kontratë me klubin nga Serie A deri në vitin 2021, derisa gjatë verës flitej se ai mund të largohet nga “San Paolo”.

Përfaqësuesin shqiptar gjatë verës e donin Atletico Madridi dhe Chelsea, por në fund mbeti në Itali.

E tash, mediumi britanik “The Express” shkruan se Hysaj pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me klubin napolitan.

(Kosova Sot Online)