Sterling, në radar të Realit

  • 23 September 2019 - 15:30
Sterling, në radar të Realit

Sulmuesi anglez po shfaq formë të shkëlqyeshme dhe po kërkohet nga klubi mbretëror spanjoll.

Raheem Sterling po i shijon momentet më të mira të karrierës.

Sulmuesi anglez po shkëlqen në fanellën e Manchester Cityt, me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Premierligë sezonin që shkoi.

Ndërkohë, për futbollistin e krahut, interesim ka shfaqur Real Madridi.

Sipas mediave britanike, “Los Blancos” do ta nisin një ofanzivë për ish-futbollistin e Liverpoolit gjatë verës së vitit 2020.

Gareth Bale pritet të largohet nga Madridi në fund të këtij sezoni dhe Sterling shihet si lojtari ideal për ta mbuluar atë pozitë.

Gjithashtu, Reali e do edhe Kylian Mbappen për krahun e djathtë të sulmit.

(Kosova Sot Online)