Rakitic lihet në shtëpi, rikthehet Dembele për ndeshjen e Barcelonës me Villarrealin

  • 23 September 2019 - 15:34
Rakitic lihet në shtëpi, rikthehet Dembele për ndeshjen e Barcelonës me Villarrealin

Ousmane Dembele është rikthyer në skuadrën e Barcelonës për ndeshjen e ardhshme kundër Villarrelit, por Ivan Rakitic është lënë jashtë listës së 18 futbollistëve të ftuar nga trajneri Ernesto Valverde.

Kampioni në fuqi i La Ligës e vazhdon mbrojtjen e titullit me një ndeshje shumë të vështirë kundër Villarrealit të martën mbrëma.

Barcelona ia ka dalë t’i fitojë vetëm shtatë pikë nga 15 të mundshme në këtë fillim të sezonit të ri, me humbjen 2:0 kundër Granadës të dielën që e ka shtuar presionin mbi Valverden.

Katalonasit, megjithatë, do ta mirëpresin rikthimin në skuadër të një lojtar të rëndësishëm si Dembele për përballjen me Villarrealin, i cili është riaftësuar plotësisht nga lëndimi.

Ndërkohë, mesfushori kroat Ivan Rakitic nuk është ftuar fare, me Valverden që ka thënë se arsyeja për këtë është konkurrenca e fortë për një vend në mesfushë.

(Kosova Sot Online)