Fitore bindëse të Llapit e Ballkanit, feston edhe Drenica

  • 23 September 2019 - 17:03
Fitore bindëse të Llapit e Ballkanit, feston edhe Drenica

Llapi dhe Ballkani kanë shënuar fitore bindëse në duelet përkatëse, në kuadër të xhiros së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Llapjanët e mposhtën Flamurtarin 5:1, kurse therandasit ishin më të mirë se Vushtrria, 5:2. E fitores në udhëtim iu gëzua Drenica, e cila e mposhti Ferizajn 1:0

Llapi e ka shënuar një fitore të lehtë në duel me Flamurtarin në kryeqytet në kuadër të xhiros së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Llapjanët kanë fituar me rezultat 5:1, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet.

Mërgim Pefqeli e ka kaluar ekipin e Tahir Batatinës në epërsi në minutën 12-të, kurse Mentor Zhdrella shënoi pas një minute për 2:0.

Blendi Memaj e gjeti golin e tretë të llapjanëve në minutën e 45-të.

Ndërkaq, Angel Granchov e ngushtoi rezultatin në 1:3 me të filluar pjesa e dytë.

Blendi Memaj e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për llapjanët në minutën e 65-të.

E Granchov shënoi autogol në minutën e 77-të për fitoren e thellë të ekipit mysafir.

Ndërkohë, Ballkani fitoi po ashtu me rezultat të thellë, 5:2 kundër Vushtrrisë.

Visar Berisha i kaloi therandasit në epërsi me golin e shënuar me kokë në minutën e 16-të.

Drilon Fazliu i barazoi shifrat në minutën e 40-të.

E me të filluar pjesa e dytë, respektivisht në minutën e 48-të, Jetmit Topalli e riktheu epërsinë e ekipit vendës.

Mbrojtësi Berisha e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipi Portokalli në minutën e 60-të.

E golin e katërt për ekipin e Ismet Munishi e shënoi Arbër Hoxha në minutën e 70-ë.

Paolo Matheus e ngushtoi epërsinë e vendësve duke shënuar me kokë në minutnë e 85-të.

Kurse, Ermal Krasniqi e shënoi golin e pestë të Ballkanit në minutën e 89-të.

Në duelin e tretë të zhvilluar sot, Drenica e mundi Ferizajn në udhëtim me rezultat minimal, 1:0 falë golit të shënuar nga Arbios Thaqi në fund të pjesës së parë.

IPKO Superliga – Java e gjashtë

E diel Drita –Trepça ’89                   1:1

E diel  Dukagjini – Feronikeli  0:2

E diel Prishtina – Gjilani                2:1

E hënë Ballkani – Vushtrria    5:2

E hënë Flamurtari – Llapi       1:5

E hënë Ferizaj – Drenica               0:1

(Kosova Sot Online)