Messi arrin në Milano së bashku me familjen e tij

  • 23 September 2019 - 17:38
Messi arrin në Milano së bashku me familjen e tij

Edhe Lionel Messi tashmë gjendet në Milano.

10-shi i Barcelonës, Lionel Messi, ka ateruar në Milano.

Ai do të jetë i pranishëm në ceremoninë e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 që do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30.

Messi mund t’i rrëmbejë sonte tri çmime, ‘The Best’ (Lojtari i Vitit), çmim për golin e vitit si dhe i padiskutueshëm është në formacionin e vitit.

Për çmimin The Best, Messi garon me Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.

Bashkë me Messin kanë fluturuar edhe portieri Ter Stegen, si dhe mesfushori De Jong – që besohet të jenë në 11-shen e vitit.

 

(Kosova Sot Online)