Modric, Ramos e Marcelo gjithashtu arrijnë në Milano

  • 23 September 2019 - 18:08
Modric, Ramos e Marcelo gjithashtu arrijnë në Milano

11-shja e ëndrrave po kompletohet.

Pas Lionel Messit, Kylian Mbappes, Frenkie de Jong e Andre ter Stegen edhe Luka Modric, Sergio Ramos e Marcelo kanë arritur në Milano.

Ata do të jetë i pranishëm në ceremoninë e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 që do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30.

Treshja e Real Madridit pritet të jetë në formacionin më të mirë të vitit, është raportuar se edhe Eden Hazard do të jetë në 11-she, por deri më tani nuk ka shenjë nga belgu.

Sulmi do të përbëhet nga treshja; Cristiano, Mbappe, Messi.

Sonte në Ceremoninë e FIFA-s, do të ndahen çmime për Lojtarin e Vitit, Trajnerin e Vitit, Portierin e Vitit, Golin më të bukur të Vitit, Formacioni i Vitit si dhe shumë çmime tjera. 

 



 


(Kosova Sot Online)