Gjithmonë i qeshur, Klopp takohet me Capellon në Milano

  • 23 September 2019 - 18:51
Gjithmonë i qeshur, Klopp takohet me Capellon në Milano

Ka mbetur edhe pak deri te fillimi i ceremonisë së FIFA-s.

Pothuajse të gjithë tashmë ndodhen në Milano, për ceremoninë e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 që do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30.

I pranishëm është edhe Jurgen Klopp, i cili është takuar me trajnerin, Fabio Capello.

 

Klopp është i nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, pasi fitoi Champions Leaguen dhe Superkupën e Evropës.

Për çmimin e trajnerit më të mirë, Klopp do të luftojë me Pep Guardiolën dhe Mauricio Pochettinon.

(Kosova Sot Online)