Festa e Realit në dhomat e zhveshjes sikur të kishin fituar titullin!

  • 23 September 2019 - 19:14
Festa e Realit në dhomat e zhveshjes sikur të kishin fituar titullin!

Reali ka marrë tri pikë të arta mbrëmë në Ramon Sanchez Pizjuan, duke e mposhtur 1-0 Sevillan.

Golin e tri pikëve e shënoi sulmuesi në top formë, Karim Benzema, duke shkuar deri më tani në pesë finalizime, në po aq ndeshje në La Liga.

Kjo fitore vjen pas humbjes turpëruese të Realit në Champions kundër PSG-së dhe kur po diskutohet për vazhdimin e krizës te Los Blancos, ngjashëm si vitin e kaluar. 

Për shkak të rëndësisë dhe marrjes së kreut të La Ligës, nga 11 pikë me Bilbaon, lojtarët e Realit festuan në dhomat e zhveshjes.

Kapiteni, Sergio Ramos, uroi të gjithë lojtarët, derisa mori edhe fanellën me 400 fitore me fanellë të Realit, kurse Casemiro arriti shifrën e 200 ndeshjeve me Madridin, ku ka shënuar 19 gola.

(Kosova Sot Online)