Ronaldo ia huq krejtësisht, mendon se sonte dhurohet “Topi i Artë”

  • 23 September 2019 - 20:09
Ronaldo ia huq krejtësisht, mendon se sonte dhurohet “Topi i Artë”

Ronaldo ka gabuar paksa në ceremoninë e FIFA-s, duke ia huqur me çmimet që dhurohen sonte në Milano.

Në pyetjen se kë do të zgjidhte për të fituar sonte çmimin “The Best”, Ronaldo tha: “Ata janë lojtar fantastik, të shkëlqyer. Messi tashmë ka fituar 5 (Topa të Artë), Ronaldo gjithashtu 5, Van Dijk asnjë, kështu që ndoshta ai, ka qenë lojtar fantastik sezonin e kaluar kështu që mendoj se Van Dijk e meriton”, tha Ronaldo.

Ai iu referua Messit e Ronaldos se kanë fituar nga 5 “Topa të Artë”, dhe Va Dijk asnjë, kështu që është radha e tij, por sonte në fakt dhurohet çmimi The Best nga FIFA dhe ka tri vite që nuk bashkëpunojnë me France Footbal, që dhuron Topin e Artë.

Ceremonia e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 do të mbahet sonte në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30.

(Kosova Sot Online)