Çmimet e FIFA-s: Messi e voton Ronaldon, por portugezi s’ia kthen nderin

  • 24 September 2019 - 08:03
Çmimet e FIFA-s: Messi e voton Ronaldon, por portugezi s’ia kthen nderin

Në natën e ndarjes së çmimeve të FIFA-s për më të mirët e vitit, “The Best”, Lionel Messi e mposhti Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon dhe e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të vitit. Por, kush votoi për kënd?

Sa i përket kapitenit të Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messit, ai e zgjodhi si opsionin e tij të parë Sadio Manen e Liverpoolit, ndërsa të dytin Cristiano Ronaldo e të tretin Frenkie De Jongun.

Ndërkohë, kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, nuk e zgjodhi Messin në top treshen e vet – ai e votoi bashkëlojtarin e tij në Juventus, Matthijs de Ligtit, De Jongun dhe Kylian Mbappen.

Van Dijku e zgjodhi Messin të parë, e pastaj votoi për bashkëlojtarët e tij në Liverpool – Mohamed Salahun dhe Sadio Manen.

Gjithsej, Messi i fitoi 46 pikë për ta fituar për herë të gjashtë çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, ndërsa Van Dijku (38) grumbulloi dy pikë më shumë sesa Ronaldo.

Si votuan të tjerët?

Ylli belg Eden Hazard gjithashtu e votoi Manen të parin, të dytin Van Dijkun e pastaj të tretin Messin.

Messi ishte zgjedhja e parë për Harry Kane, Riyad Mahred, Dani Alvesin dhe Hugo Llorisin.

Luka Modrici, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Granit Xhaka e votuan Ronaldon të parin.

Van Dijku ishte zgjedhja e parë për dyshen e Bayern Munichut, Manuel Neuerin dhe Robert Lewandowskin.

(Kosova Sot Online)