Lista e top-golashënuesve të IPKO Superligës, prin 21-vjeçari Arb Manaj

  • 24 September 2019 - 08:38
Lista e top-golashënuesve të IPKO Superligës, prin 21-vjeçari Arb Manaj

Edhe xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës ka prodhuar shumë befasi, por edhe shumë gola.

Në mesin e këtyre, në xhiron që lamë pas kishim edhe ndryshim në renditjen tabelare, pasi Feronikeli e mori kreun e tabelës me 12 pikë ndaj Dukagjinit. Gjilani në anën tjetër u mposht nga Prishtina me rezultat minimal 1-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për t’i mohuar kështu ecurinë e liderit.

Në anën e golashënuesve, Arb Manaj po shkëlqen në këtë fillim sezon pasi deri më tani ka grumbulluar katër gola, gjersa lista është e gjatë me ata që kanë shënuar nga tri sosh:

Më poshtë lista e golashënuesve:

Arb Manaj (Trepça 89’) 4

Blend Baftiu (Ballkani) 3

Tomislav Busiç (SC Gjilani) 3

Van – Dave Harmon (Drenica) 3

Mendurim Hoti (Feronikeli) 3

Arbër Hoxha (Ballkani) 3

Arbnor Muja (Trepça 89’)

Gerhard Progni (SC Gjilani) 3

Kastriot Rexha (Feronikeli) 3

Visar Berisha (Ballkani) 2. 

(Kosova Sot Online )