Mësoni formacionin me lojtarët më të dobët në sezonin e kaluar

  • 24 September 2019 - 08:49
Mësoni  formacionin me lojtarët më të dobët në sezonin e kaluar

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e madhe e çmimit të lojtarit të vitit, ndryshe e njohur si ‘The Best’ nga FIFA.

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga shtëpia e futbollit botëror, derisa ka mposhtur Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon. FIFA po ashtu ka zgjedhur edhe portierin e vitit që e fitoi Alisson Becker i Liverpoolit, trajnerin e vitit, që e fitoi Jurgen Klopp dhe formacionin me lojtarët me paraqitjen më të mirë.

Por, MARCA ka përpiluar formacionin me lojtarët me paraqitjen më të dobët në sezonin e kaluar, gjersa Lorris Kariuss gjendet në portë. Mbrojtja përbëhet nga katërshja, Lichtsteiner, Kurzaëa, Phil Jones dhe Shkodran Mustafi, derisa mesfusha është e përbërë nga Coutinho, Renato Sanchez dhe Fred,

Në sulm gjenden Javier Pastore, Promes dhe Alexis Sanchez.

(Kosova Sot Online )