Për dallim nga Ronaldo, Messi vendosi ta votonte portugezin dhe dy lojtarë të tjerë

  • 24 September 2019 - 09:58
Për dallim nga Ronaldo, Messi vendosi ta votonte portugezin dhe dy lojtarë të tjerë

Lionel Messi është shpallur edhe zyrtarisht mbrëmë nga FIFA si lojtari i vitit.

Ylli argjentinasi e rrëmbeu çmimin ‘The Best’ nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, duke lënë prapa vetës Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon. U bë e ditur se ylli portugez kishte vendosur që votat të shkonin për Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong dhe Kylian Mbappen.

Mirëpo, Messi edhe pse arriti ta fitonte çmimin, ka votuar Sadio Manen, Ronaldon dhe De Jongun për çmimin e më të mirit. Argjentinasi mund mos ta ketë pritur që ta fitonte çmimin e madh, pasi Van Dijk cilësohej si favorit për ta rrëmbyer edhe këtë trofe.

Holandezi javë më parë e fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, mirëpo u mposht nga argjentinasi për atë të FIFA-s. 

(Kosova Sot Online )