Legjenda e Man Unitedit: S’mund të fitosh asgjë me fëmijë

  • 24 September 2019 - 11:41
Legjenda e Man Unitedit: S’mund të fitosh asgjë me fëmijë

Manchester Unitedit i ishte thënë edhe në të kaluarën se nuk mund të fitosh asgjë me fëmijë në skuadër, mirëpo Gary Neville beson se kjo gjë do të dëshmohet të jetë e vërtetë këtë sezon.

Në vitet e 90-ta, Alan Hansen kishte deklaruar se, pasi Djajtë e kuq e nisën sezonin e ri me disfatë në ndeshjen kundër Aston Villës, Sir Alex Fergusoni e kishte zgjedhur qasjen e gabuar, duke u besuar futbollistëve të rinj, transmeton Gazeta Express.

Kjo deklaratë e kishte bërë Alan Hansenin të duket qesharak, pasi që skuadra e vitit 1992 të Manchester Unitedit ishte forca dominuese në Angli dhe ishte kandidate serioze për titullin edhe në Evropë.

Neville – përkrah lojtarëve si David Beckham, Ryan Gigga dhe Paul Scholes – e dëshmoi se të rinjtë mund të kenë rol të madh në skuadër nëse përdoren në mënyrën e duhur dhe hyjnë në një skuadër që ka shumë përvojë në vete.

Skuadra aktuale e Ole Gunnar Solskjaerit vlerësohet se ka mungesë liderësh, duke e bërë të pamundur që lojtarët e akademisë, si Mason Greenwood, Scott McTominay, Andreas Pereira dhe Marcus Rashford, ta kenë një njëjtin ndikim si paraardhësit e tyre.

“Unë e theksova të dielën se 900 milionë eurot që janë shpenzuar gjatë shtatë dhe tetë vjetëve të fundit… nuk ka mbetur asgjë nga ato investime”.

“E kam thënë shumë herë se Alan Hansen kishte të drejtë, nuk mund të fitosh asgjë me fëmijë. Klasa e 92-tës nuk e fitoi titullin e Premierligës. Ne e kishim Steve Brucen, Gary Pallisterin, Roy Keane, Eric Cantona, Brian McClair dhe Peter Schmeichel. Ne kishim lojtarë të klasit botëror dhe dy ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë”.

“Keane ishte kapiteni dhe lideri më frymëzues, Cantona ishte i klasit botëror, Schmeichel ishte më i miri në botë dhe Dennis Irwin ishte brilant. Ata na ndihmuan neve. Nëse Klasa e 92-tës do të kishte hyrë në këtë skuadër, s’do ta kishim asnjë mundësi”.

“Unë nuk jam duke hyrë në gjendje paniku si tifoz. Jam i zemëruar, por nuk jam në gjendje paniku. Ata duhet t’i identifikojnë qartësisht tre apo katër lojtarë, që të luajnë përkrah David de Geas dhe Harry Maguiret”.

“Atyre u duhen nja dy mesfushorë, atyre u duhen sulmues që ta drejtojnë vijën e sulmit, atyre u duhet sulmues anësor dhe mbrojtës i krahut të majtë. Nuk mund të talleni me tifozë të futbollit. Pesë apo gjashtë lojtarë i duhen kësaj skuadre”.

(Kosova Sot Online)