Mbappe: Njerëzit nuk e njohin Icardin e vërtetë

  • 24 September 2019 - 14:10
Mbappe: Njerëzit nuk e njohin Icardin e vërtetë

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, pretendon se njerëzit e kanë një përshtypje të gabuar për Mauro Icardin, duke shtuar se ai jep gjithçka prej vetes për fanellën me të cilën luan.

Karakteri i Mauro Icardit u vu në dyshim kur ai e lejoi bashkëshorten dhe agjenten e tij, Wanda Naran, të flasë haptazi për të ardhmen e karrierës së tij si futbollist, para se Interi t’ia merrte shiritin e kapitenit.

Sulmuesi argjentinas i është bashkuar Paris Saint-Germanit në formë huazimi për këtë sezon, por klubi francez e ka opsionin për ta blerë Icardin në fund të këtij sezoni. Deri më tani, Icardi i ka lënë përshtypje të mirë Mbappes.

“Unë e shoh atë në një mënyrë shumë të mirë”, tha francezi, pasi u zgjodh në formacionin e vitit të FIFA-s mbrëmë, në ceremoninë e mbajtur në Milano.

“Njerëzit e gjykojnë atë për gjëra jashtë fushës, pa tentuar ta njohin atë me të vërtetë se çfarë personi është”.

“Për mua, ai është një djalosh shumë interesant, por edhe i turpshëm. Mauro ec në gishta të këmbëve në zhveshtoren e PSG-së dhe po jep gjithçka për fanellën”.

“I takon atij të sigurohet se po përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj, kur të ndodhë, ai do të shënojë shumë gola për ne”.

(Kosova Sot Online)