Publikohet videoja: Ja si do të duket San Siro i ri

  • 24 September 2019 - 14:22
Publikohet videoja: Ja si do të duket San Siro i ri

Interi dhe Milani pritet të shpërngulen te stadiumi i ri në të ardhmen dhe një video e publikuar online tregon se si pritet të duket “San Siro i ri”.

Dy klubet e Milanit kanë luajtur në San Siron e famshëm që nga viti 1947, mirëpo këtë vit u bë e ditur se ata planifikojnë të shpërngulen te një stadium i ri, që do të ndërtohen në parkingun e stadiumit aktual.

Interi dhe Milani ende nuk e kanë konfirmuar se si do të duket stadiumi, i cili pritet të jetë gati për sezoni 2022/23, mirëpo në Youtube është publikuar një video e kompanisë amerikane Populous, që sipas mediave italiane do ta fitojë tenderin për stadiumin e ri.

 

Dizajni i ri është i frymëzuar nga kisha e qytetit, Duomo di Milano, de stadiumi do ta ketë pjesën e jashtme të punuar me xham.

Stadiumi aktual i ka tetë mijë ulëse, mirëpo stadiumi i ri ka kapacitet vetëm prej 60 mijë ulëseve. Kjo shpërngulje është e ngjashme me atë të Juventusit, që kaloi nga Stadio del Alpi me 67,229 ulëse në stadiumin Allianz me 41,507 ulëse.

Interi kishte dashur fillimisht ta rinovojë stadiumin “San Siro”, mirëpo Milani gjithmonë kishte preferuar ta linte stadiumin e vjetër dhe ta ndërtonin një të ri.

(Kosova Sot Online)