Përkundër formës së dobët, Man Unitedi thyen rekordin e të ardhurave vjetore

  • 24 September 2019 - 15:03
Përkundër formës së dobët, Man Unitedi thyen rekordin e të ardhurave vjetore

Manchester Unitedi e ka bërë publik raportin financiar për vitin e fundit, kur kanë shënuar të ardhura vjetore rekorde prej 627.1 milionë funtesh. Drejtori ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, ka insistuar se klubi do të përkushtohet te problemet në fushë.

Manchester Unitedi ka bërë të ditur se i ka fituar 627 milionë funte gjatë vitit të fundit financiar, duke e dëshmuar edhe një herë se për drejtuesit e klubit fitimet financiare kanë shumë rëndësi, pavarësisht formës së skuadrës në fushën e lojës.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv, Ed Woodward, insiston se klubi është ende i përkushtuar ndaj problemeve në fushën e lojës dhe insiston se arritja e trofeve mbetet qëllimi i tij kryesor në “Old Trafford”.

“Djajtë e kuq” e kanë pasur një fillim të vështirë në këtë sezon të ri, pas disfatave kundër Crystal Palace dhe West Hamit në Premierligë, ku u shfaqën të metat e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.

Manchester Unitedi për momentin radhitet në pozitën e tetë në tabelën e Premierligës, me dhjetë pikë më pak sesa Liverpooli, vetëm pas gjashtë xhirove të zhvilluara.

Shifrat financiare nuk janë pritur mirë nga tifozët e klubit, të cilët po protestojnë kundër pronarëve dhe drejtuesve për shkak të përkushtimit të tyre vetëm për aspektin financiar. Por, Woodward tentoi t’i bindë tifozët se klubit i ka prioritet çështjet sportive.

“Ne mbetemi të përqendruar në planin për ta rindërtuar skuadrën dhe të vazhdojmë ta përforcojmë sistemin tonë të akademisë, që është në vijë me filozofinë e klubit dhe atë të trajnerit”, ka Woodward.

“Të gjithë në Manchester United janë të përkushtuar për ta arritur qëllimin tonë primar, që është të fitojmë trofe”. 

(Kosova Sot Online)