Leicester dhe aksidenti tragjik, familja e njërës prej viktimave kërkon 9 milion euro dëmshpërblim

  • 24 September 2019 - 16:11
Leicester dhe aksidenti tragjik, familja e njërës prej viktimave kërkon 9 milion euro dëmshpërblim

Pothuajse një vit më parë, Leicester dhe gjithë futbolli anglez u trondit nga rënia e helikopterit jashtë stadiumit King Power Stadium.

Një aksident që i kushtoi jetën pesë personave që ishin në bord: përveç pronarit të klubit, Vichai Srivaddhanaprabha, ka qenë edhe Nusura Suknami, 32 vjeç, asistentja personale e Vichai-t.

Tani familja e vajzës, tajlandeze si Srivaddhanaprabha, ka hedhur në gjyq pronarët e Leicester duke kërkuar një dëmshpërblim prej 7.9 milionë sterlinash, rreth 9 milionë euro.

Avokatët e familjarëve të Nusara kanë bërë të ditur se familja ka marrë vetëm 2 mijë sterlina për varrimin, para që u janë dhuruar murgjve, dhe se ka refuzuar oferta prej 20.100 dhe 40.200 sterlinash, sepse janë konsideruar të pamjaftueshme.

Gjyqi do të zhvillohet në Bangok në nëntor. 

(Kosova Sot Online)