Kosova e pret një tjetër të mirë nga njeriu që e bindi UEFA-n që ta pranojë

  • 24 September 2019 - 16:25
Kosova e pret një tjetër të mirë nga njeriu që e bindi UEFA-n që ta pranojë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, gjatë qëndrimit në Milano të Italisë e ka takuar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Alasdair Bell, i cili te kosovarët njihet për argumentimin e shkëlqyeshëm që i dha Kongresit të UEFA-s në maj të vitit 2016 për të drejtën e Kosovës për t’u bërë anëtare e UEFA-s.

Ndërsa, tani FFK-ja po e pret edhe një tjetër të mirë prej tij. Nga Bell varet shumë e ardhmja e futbollistit të njohur, Loret Sadiku, i cili ende nuk po mund të luaj për Kosovën shkaku i komplikimit të procesit të kompletimit të dokumentacionit. 

Image

“Temë e këtij takimi ishte çështja e Loret Sadikut, i cili ende nuk ka arritur ta përmbyllë procesin rreth fitimit të së drejtës për t’u paraqitur në Kombëtaren e Kosovës. Me këtë rast, z. Bell theksoi se do të përkujdeset për të parë se ku ka ngecur ky proces dhe nëse mund të ecet tutje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sadiku ka luajtur për Zvicrën, Kosovën dhe Shqipërinë para se të pranohet FFK në.

(Kosova  Sot Online )