Mbappe e Verratti e bindën Neymarin

  • 24 September 2019 - 16:32
Mbappe e Verratti e bindën Neymarin

Dy futbollistët e kishin bindur sulmuesin brazilian të mos largohej nga Paris Saint-Germaini

Neymar ishte pranë largimit nga Paris Saint-Germaini gjatë verës që po shkon.

Për sulmuesin brazilian flitej se do të rikthehej në Barcelonë, por interesim për të kishte shfaqur edhe Real Madridi.

Mirëpo, mediumi francez “Le Parisien” zbulon se dy yjet e PSG-së, Kylian Mbappe e Marco Verratti e kanë bindur Neymarin të qëndrojë në Paris.

Neymar ishte rebeluar gjatë verës, por tash duket se është i fokusuar totalisht tek ekipi aktual.

Ai u vërshëllye në fillim nga tifozët e PSG-së, por ish-futbollisti i Santosit ua rrëmbeu përsëri zemrat atyre pas paraqitjeve të tij spektakolare në sezonin e ri

(Kosova Sot Online  )