Juventusi e do Willianin për janar

  • 24 September 2019 - 16:41
Juventusi e do Willianin për janar

“Bianconeri” po planifikojnë të përforcohen gjatë janarit me futbollistin ofanziv të Chelseat

Juventusi e ka skuadrën më të pasur në Itali dhe më të pasurat me lojtarë edhe në Evropë.

Mirëpo, “Bianconeri” nuk e kanë ndërmend të kënaqen me kaq.

.

Gjiganti italian planifikon të përforcohet edhe në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Sky Sports News”, kampioni i Serie A po planifikon ta transferojë gjatë janarit sulmuesin e krahut të Chelseat, Willian.

Braziliani ka kontratë me fituesin e fundit të Europa Leagues deri në fund të këtij sezoni.

31 vjeçari nuk e ka vazhduar ende kontratën me “Blues”, të cilët mund ta shesin atë në janar para se ta humbasin pa para në fund të sezonit.

Willian është lojtari i preferuar i trajnerit Maurizio Sarri, me të cilin kishte punuar në Chelsea. 

(Kosova Sot Online )