Zinedine Zidane reagon ndaj thashethemeve për shkarkimin e tij

  • 24 September 2019 - 17:50
Zinedine Zidane reagon ndaj thashethemeve për shkarkimin e tij

Zinedine Zidane ka këmbëngulur se nuk e çan kokën se çfarë shkruajnë mediat për të ardhmen e tij, duke folur të martën në një konferencë për media para ndeshjes së Real Madridit kundër Osasunas.

Reali e pret Osasunan të mërkurën në Santiago Bernabeu, në një ndeshje të La Ligës, dhe Zidane shpreson se skuadra e tij do t’i fitojë pikët e plota edhe nga ky takim pas fitores mbresëlënëse kundër Sevillës në fundjavë.

I pyetur për thashethemet rreth së ardhmes së tij, Zidane tha: “Kur humbim mua më shkarkojnë, kur fitojmë nuk më shkarkojnë. Kështu ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë”.

Ai këmbënguli se thashethemet nuk i interesojnë, sepse përqendrimi i tij është te ndeshjet e Realit gjithmonë.

“Nesër e kemi lojën dhe çfarëdo që ndodh, ndodh. Duhet të luajmë mirë, në intensitetin dhe dëshirën e njëjtë (si me Sevillën). Kjo më intereson mua”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)