Man Utd do të përforcohet edhe në janar

  • 24 September 2019 - 17:59
Man Utd do të përforcohet edhe në janar

“Djajtë e Kuq” pritet të përforcohen me lojtarë të mëdhenj gjatë dimrit që po vjen. Fokusi i tyre do të jetë mbi të gjitha në sulm

Manchester United pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të janarit.

“Djajtë e Kuq” i shpenzuan rreth 170 milionë euro gjatë verës, por ata do të blejnë përsëri futbollistë gjatë dimrit.

Trajnerit Ole Gunnar Solskjaer i është dhënë drita e gjelbër për përforcime të reja në janar, në mënyrë që ekipi të kthehet në majat e futbollit anglez.

Përkundër shpenzimeve të mëdha dhe përforcimeve që i bëri viteve të fundit, United nuk arriti ndonjë sukses të madh.

Mediat britanike shkruajnë se gjiganti anglez pritet të përforcohet mbi të gjitha në sulm gjatë janarit. 

(Kosova Sot Online)