Barça e do Koulibalyn

  • 24 September 2019 - 18:02
Barça e do Koulibalyn

Gjiganti katalunas ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit të Napolit, të cilin e do në Camp Nou

Barcelona ka shprehur interesim për futbollistin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Madje, gjiganti katalunas e ka dërguar zyrtarin e tij, Eric Abidal për ta vëzhguar qendërmbrojtësin fundjavën që shkoi.

Kampioni spanjoll thuhet se është i vendosur për ta transferuar mbrojtësin stabil, të cilin e sheh si pasardhës të Gerard Piques.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së Koulibalyt thuhet se është 150 milionë euro.

Natyrisht, Barça do të hezitonte ta paguajë këtë shumë të lartë.

Interesim për futbollistin gjatë verës kishte shprehur edhe Manchester Unitedi.

(Kosova Sot Online)