Messi: S’kam luajtur dy muaj, ndihem i lodhur dhe më mungon ritmi

  • 24 September 2019 - 19:06
Messi: S’kam luajtur dy muaj, ndihem i lodhur dhe më mungon ritmi

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar se ende nuk është në gjendje të mirë fizike dhe se i mungon ritmi, për shkak të lëndimit që e la jashtë fushës së lojës për dy muaj.

Të hënën mbrëma, Messi u shpall Lojtari më i Mirë i FIFA-s për herë të gjashtë dhe rekorde në karrierë, por ndihet i tërbuar nga lëndimi që ia humbi fillimin e sezonit të ri 2019/20.

Superylli argjentinas i bëri dy paraqitje si zëvendësues për Barcelonën javën e kaluar, por ende nuk është 100% i gatshëm për të luajtur.

“Nuk kam luajtur për dy muaj. Ndihem i lodhur dhe i rëndë, më mungon ritmi”, tha Messi.

“(Doktorët) më kanë treguar për seriozitetin e lëndimit”, shtoi ai.

Kapiteni 32-vjeçar i katalonasve është i vendosur për t’u rikthyer dhe për t’i ndihmuar Barcelonën të rikthehet te fitoret.

“E kemi nisur keq dhe kemi probleme në krijimin e rasteve dhe ndërtimin e lojës. Ky është vetëm fillimi, na duhet të reagojmë tani. Nuk kam dyshime, do të përmirësohemi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)