Vazhdojnë lajmet dëshpëruese për Xherdan Shaqirin

  • 24 September 2019 - 19:18
Vazhdojnë lajmet dëshpëruese për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen e Kupës së Ligës kundër MK Dons të mërkurën, për shkak të një lëndimi.

Anësorin shqiptar të Zvicrës e ka goditur fati i keq tamam kur pritej që trajneri Jurgen Klopp t’i jepte mundësinë e parë të luajë titullar për Liverpoolin gati dy muaj brenda sezonit të ri 2019/20.

Shaqiri ka probleme me pulpën e këmbës dhe si pasojë nuk është ftuar në skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen e Kupës së Ligës, që do të zhvillohet nesër mbrëma. 

27-vjeçari i ka zhvilluar vetëm 14 minuta lojë deri tani këtë sezon, në tri paraqitjet e tij si zëvendësues në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.   

Duke e parë rëndësinë e ndeshjes së nesërme, megjithatë, trajneri gjerman Klopp pritej t’i jepte atij shansin ta bëjë paraqitjet e parë si titullar këtë sezon.

Por fatkeqësisht Shaqiri e ka pësuar një çarje të vogël në pulpën e këmbës gjatë stërvitjes të martën.

“Gjatë stërvitjes, Shaq ndjeu një shqetësim në pulpën e këmbës. Ai nuk mundi të vazhdojë dhe testet treguan për një çarje të vogël aty. Ai ka nevojë për pushim dhe nuk do të përfshihet (në ndeshjen e të mërkurës), thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

(Kosova Sot Online)