Pochettino pranon se mund ta drejtojë Realin në të ardhmen

  • 24 September 2019 - 19:36
Pochettino pranon se mund ta drejtojë Realin në të ardhmen

Mauricio Pochettino i ka shtuar spekulimet që e lidhin atë me Real Madridin duke pranuar se do t’i pëlqente ta drejtojë klubin mbretëror.

Trajneri i Tottenham Hotspur është një prej shënjestrave të Los Blancos për postin e trajnerit, në rast se vjen deri te shkarkimi i Zinedine Zidane. 

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s në Milano, strategu argjentinas është pyetur nga një gazetar lidhur me mundësinë që të angazhohet në Santiago Bernabeu.

Në përgjigjen e tij, Pochettino nuk e fshehu dëshiron që në të ardhmen ta marrë drejtimin e Real Madridit.

“A do ta drejtoj Real Madridin? Ndoshta, ndonjë vit”, është shprehur trajneri i Tottenhamit, i cili admirohet nga presidenti i Los Blancos, Florentino Perez.

(Kosova Sot Online)