Juventusi pa Ronaldon kundër Brescias së Mario Balotellit, formacionet

  • 24 September 2019 - 20:22
Juventusi pa Ronaldon kundër Brescias së Mario Balotellit, formacionet

Juventusi do të jetë pa njeriun kryesor, Cristiano Ronaldon, kundër Brescias së Mario Balotellit, në ndeshjen e sotme të Serie A në Stadio Mario Rigamonti.

Edhe pse me disa mungesa të theksuara, trajneri Maurizio Sarri synon ta ruajë ecurinë pa humbje në sezonin e tij debutues me Juventusin, pas tri fitoreve dhe një barazimi në katër javët e para në Serie A.

Sulmuesi portugez Ronaldo nuk është përfshirë fare në skuadrën prej 20 futbollistëve nga Maurizio Sarri, për shkak të lodhjes muskulore. 

Po ashtu, për këtë ndeshje mungojnë edhe Giorgio Chiellini, Mattia De Sciglio dhe Douglas Costa.

Në sulm do të startojnë Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Ndërkohë, Brescia – e cila i ka dy fitore dhe dy humbje deri tani këtë sezon – do të udhëhiqet nga sulmuesi italian Mario Balotelli

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Ramsey; Higuain, Dybala.

(Kosova Sot Online)