Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës pas triumfit ndaj Rahovecit

  • 24 September 2019 - 22:34
Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës pas triumfit ndaj Rahovecit

Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi e mundi Rahovecin të martën mbrëma në kryeqytet.

Klubi bardhekaltër, e kompletoi tripletën vendore pasi pas fitimit të ligës dhe kupës, e fitoi edhe superkupën.

Prishtina fitoi lehtësisht ndaj Rahovecit me rezultat 91:73.

Ndeshja ishte pothuajse e barabartë deri në fillim të çerekut të fundit, por klubi nga kryeqyteti ishte më i fortë në fund duke thelluar epërsinë.

Fahro Alihoxhiq ishte koshashënuesi më efikas i Prishtinës me 23 pikë dhe 12 kërcime.

Justin Gray u dallua te Rahoveci me 17 pikë.

(Kosova Sot Online)