Barcelona kthehet te fitorja, golat e Griezmann dhe Arthur i japin tri pikë

  • 24 September 2019 - 22:57
Barcelona kthehet te fitorja, golat e Griezmann dhe Arthur i japin tri pikë

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Villarrealit me rezultat 2-1 në një ndeshje mjaftë interesante.

Katalunasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 6-të.

Ishte Lionel Messi që u kthye si startues, që harkoi në zonë për Antoine Griezmann i cili me kokë shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Barcelonën. 

Ishte Arthur që me një predhë nga 20 metra shënoi një gol shumë të bukur (2-0).

Por pa shkuar në pushim Villarreal arriti ta zbusë epërsinë e kataluansve duke shënuar për 2-1.

Ky nuk ishte lajmi i vetëm i keq për Barcelonën, pasi që edhe Messi morIi një lënduim muskulor.

Ai u largua shkaku i problemeve me muskuj.

Pjesa e dytë nuk solli edhe shumë gjëra, pasi tempo ra dhe skuadra ishin të kujdesshme.

Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e 10 pikëve pas gjashtë javësh.

(Kosova Sot Online)