Ekipi i nivelit të katërt e eliminon Tottenhamin nga Kupa e Ligës

  • 25 September 2019 - 07:49
Ekipi i nivelit të katërt e eliminon Tottenhamin nga Kupa e Ligës

Finalisti i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, Tottenham është eliminuar nga Kupa e Ligës së Anglisë pas humbjes me penallti nga ekipi i nivelit të katërt të futbollit anglez, Colchester United.

Klubi nga Essex që bën gara në League Two e tërboi gjysmëfinalistin e vitit të kaluar në këtë garë gjatë 90 minutave lojë dhe e fitoi takimin pas penalltive.

Christian Eriksen dhe Lucas Moura nuk shënuan nga pika e bardhë dhe Clochester fitoi 4:3 në penallti në fund.

Mauricio Pochettino e kishte nisur takimin me lojtarë të rinj, por në pjesën e dytë u detyrua t’i fusë në lojë lojtar si Eriksen dhe Moura, por as kjo s’i mjaftojë për t’i shpëtuar turpërimit.

Pas këtij triumfi tronditës, Clochester United kalon në rundin e katër të Kupës së Ligës.

(Kosova Sot Online)