Drejtori i Juventusit, Paratici: Ronaldo e meritoi çmimin ‘The Best’ nga FIFA

  • 25 September 2019 - 08:30
Drejtori i Juventusit, Paratici: Ronaldo e meritoi çmimin ‘The Best’ nga FIFA

Fabio Paratici ka insistuar se ata e respektojnë Lionel Messi, por ylli i tyre, Cristiano Ronaldo meritoi të fitojë çmimin si më i miri nga FIFA.

Trofeu u dha nga FIFA mbrëmjen e së hënës në një ceremoni në shtëpinë legjendare të operës Scala të Milanit, por Ronaldo nuk mori pjesë. Kjo besohet të jetë sepse ai e dinte që ai nuk e kishte fituar çmimin kryesor, i cili shkoi te ylli i Barcelonës, Messi ndërsa vendi i dytë shkoi për mbrojtësin  e Liverpoolit, Virgil van Dijk.Megjithatë, kjo nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve të Zonjës së Vjetër, të cilët mendojnë se çmimin e meritoi ta fitojë Ronaldo.  “Ne e respektojmë Messin, por Cristiano Ronaldo meritoi të fitojë çmimin si The Best”, ka thënë Paratici gjatë mbrëmjes së martë.

“Ne menduam që pas sezonit të kaluar, kur ai fitoi në Ligën e Kombeve me Portugalinë, Serien A dhe Superkupën e Italisë me Juven, ai meritoi ta fitojë atë”, përfundoi drejtori i Bianconerëve.

(Kosova Sot Online )