Presidenti i La Ligës: Messi është më i miri në histori

  • 25 September 2019 - 09:15
Presidenti i La Ligës: Messi është më i miri në histori

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se argjentinasi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Argjentinasi e fitoi çmimin, të rinovuar në vitin 2016, për herë të parë, duke e mposhtur mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijkun, dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.

Ky ishte çmimi i parë individual për Messin që nga Topi i Artë i vitit 2015, që kishte qenë i pesti për argjentinasin. Pas përfundimit të ceremonisë, 32-vjeçari u shpreh i kënaqur që arriti ta fitojë çmimin.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Messi, i ka shijuar 34 tituj me Barcelonën, ku luan që nga viti 2004. E përderisa debati se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, Tebas nuk ka asnjë dyshim.

“Ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Ne jemi me fat që e kemi atë në La Liga. Nuk mund ta imagjinoj një ligë pa Messin. Ai ka lindur në ligën spanjolle dhe shpresoj se do ta mbyllë karrierën këtu”, ka thënë Tebas për argjentinasin. 

Ndeshja e parë e Lionel Messit si titullar këtë sezon për Barcelonën zgjati vetëm 45 minuta pasi që argjentinasi u detyrua ta lë fushën e ndeshjes kundër Villarreallit menjëherë pas pjesës së parë, shkaku i një lëndimi.

Lionel Messi mund të mungojë në përballjen e kësaj fundjavë, pasi që pësoi lëndim në ijë gjatë 45 minutave lojë në fitoren e mbrëmshme të Barcelonës kundër Villarrealit, në kuadër të La Ligës.

Messi u zëvendësua nga Ousmane Dembele pas pjesës së parë në Camp Nou, pasi që u ankua për një problem në ijën e majtë. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, tha pas ndeshjes: “Kishte pak parehati në muskulin e aduktorit, kështu që nuk deshëm ta rrezikojmë”.

(Kosova Sot Online)